Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimit të logjikës, nxitjen e të mendurit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip, eksplorimet artistike dhe vënien në praktikë të metodologjive më të mira në tregun ndërkombëtar.

ICTSlab do të ketë dyert e hapura për evente të lidhura me sipërmarrjet startup, teknologjinë e informacionit, mediat sociale, marketingun dixhital, sigurinë kibernetike etj.

ICTSlab do të organizojë një aktivitet dedikuar hapjes së qendrës duke shpalosur kështu vizionin dhe aktivitetet vijuese.

Ky event targeton të gjithë të interesuarit dhe të apasionuarit pas Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe Sipërmarrjes.