FUTURE GEN

BURSAT Vodafone në ICTSlab

Aplikoni për të qënë një nga fituesit e bursës së ofruar nga Vodafone Albania në ICTSlab rreth njohurive të shekullit 21. Kjo bursë do të jetë e vlefshme për një periudhe 1 vjecare duke përfituar njohuri në kurset: Scratch, 3D design & Codeblocks, Mobile App Inventor, Thunkable,Cyber4Kids, Web Design dhe C++ në një platformë online ku do të ketë video të regjistruara nga mësues të certifikuar të lëndës specifike.

Aplikimet janë të hapura për të gjithë shtetasit shqiptarë nga mosha 10-16 vjec. Përparësi do të kenë të gjithë fëmijët të cilët:
janë të disavantazhuar socio- ekonomikisht(vërtetim që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti, vërtetim të statusit të jetimit, fëmijët të cilët kanë një nga prindërit me aftësi të kufizuara të vërtetuar me vendim të KMCAP, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.)
kanë mesatare të lartë 9-10.
Fëmijët duhet të kenë një kompjuter, laptop ose mjet teknologjik ku mund të shikojnë videot dhe të zhvillojnë detyrat online.

Kujdes në formën e aplikimit duhet te beni upload dokumentin që vërteton që jeni të disavantazhuar socio-ekonomikisht(nëse keni) dhe listën e notave në format pdf.