Hapesira per startup-et inovative

Pavarësisht nga tematika qe trajton projekti juaj, mjafton te jete e lidhur me inovacionin dhe Shkencat kompjuterike, si dhe te jeni vleresuar pozitivisht nga konkursi mbarekombetar Albanian ICT Awards, dyert jane te hapura për ju.

Nepermjet qendres ICTSlab, ICTSmedia do te kujdeset te ofron gjithçka që nje mendje kreative mund të kete nevojë për të qenë sa me produktive. Ambiente te mjaftueshme eventesh deri ne 50 pjesemarres, round-tables, workshops, apo ambiente private te dedikuar nëse doni të punoni nga tavolina juaj dhe të qëndroni të fokusuar, ndermjetesim me Investitore potencial, ndermjetesim per punesimin tuaj ne kompanite innovative ne rajon.

Nje mundesi e mire per te gjithe StartUP qe deshirojne te lansojne produktin apo sherbimin e tyre qe te gjejne nje mbeshtetje ne tere komunitetin e gjere mbareshqiptare ku keni mundesi te pranoni mentorim dhe kritika pozitive per te avancuar me tutje cdo produkt apo sherbim.