PERSHENDETJE

Pushimet verore po afrojnë dhe ndërsa shumë prej jush mund të keni planifikuar pushimet larg Tiranës, angazhimet e përditshme ndoshta ju detyrojnë të qëndroni edhe disa ditë Qershori apo Korriku në kryeqytet. ICTSlab ka menduar për fëmijët tuaj duke sjell “ICT Summer Boot Camp”.

“ICT Summer Boot Camp” është i hapur për të gjithë fëmijët nga 7 deri 14 vjec, pavarësisht nëse janë pjesë e kurseve aktuale në ICTLab apo jo, që dëshirojnë të angazhohen në aktivitete që premtojnë: mësim duke u argëtuar, projekte kreative individuale dhe në skuadër, lojra energjike që nxisin aftësitë e shekullit 21 në ICT, si dhe shumë shok e shoqe të rinj.

Gjithashtu, ICTSlab rezervon supriza artistike dhe kulturore që shkathtësojnë fëmijët në artin e komunikimit me profesionist të fushës duke zhvilluar tek ata vetëbesimin, pozitivitetin dhe shprehitë komunikuese.

Ky Boot Camp premton të jetë hapësira ku imagjinata e fëmijës do të lejohet të jetë e pakufizuar. Energjia, kreativiteti dhe kurioziteti i tyre do të lejohen të eksplorojnë botën e ICT duke filluar që nga Programimi, Arkitektura e Kompjuterit, 3D Dizajn, Robotika e deri tek Cybersecurity për ta bërë këtë eksplorim të sigurt për ta. Stafi i ICTSlab do të jetë në kujdesin e tyre për t’i mësuar, udhëzuar dhe ndihmuar në zhvillimin e aktiviteteve, të cilat synojnë të jenë realizim i ideve të këtyre inovatorëve të vegjël.

Ne besojmë në rëndësinë e kohës së lirë për t’u relaksuar, biseduar me miqtë dhe për të mbledhur energji e ide të reja. Për këtë arsye fëmijët do të kenë hapësirën për të shijuar drekën sëbashku në ICTSlab, për të vazhduar me po të njëjtën energji pjesën e dytë të ditës në ” ICT Summer Boot Camp”. Gjithashtu, përgjatë periudhës së kampit, do t’ju lihet kohë edhe aktivieteve sportive në natyrë, të organizuara si gjithmonë nën kujdesin e stafit të ICTSlab.

Adresa – Na gjeni në Rrugën Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit, në krah të Ambasadës Amerikane), ku jeni të ftuar të vizitoni ambientet tona cdo ditë të javës nga ora 10 deri në orën 18:00.
Për tu njohur më në detaje rreth moduleve përbërëse të programit ju lutem klikoni në titujt e moduleve më poshtë ose telefononi në 069 900 9000.
Kushte paraprake: Fëmija duhet të dijë shkrim dhe lexim.
Oferta: Duke qenë se vendet janë të limituara, oferta është në dispozicion për regjistrimet e para që vijnë brenda datës 1 Qershor.
Regjistrimet deri më datë 1 Qershor do perfitojnë ofertën si më poshtë:
• 15’000 / dy javë nga 17’000 leke që do jetë pas kësaj date.
Ju mund të zgjidhni njërin nga opsionet e mëposhtme të Datave të kampit:
• 17 – 28 Qershor
• 1 – 12 Korrik
• 15 – 26 Korrik
• 29 – Korrik – 9 Gusht
Ushqimi gjatë kampit veror:
Kampi ofron vetëm vaktin e drekës. Prindërit do të njihen me menunë për secilën ditë të kampit në momentin e regjistrimit.
Më poshte gjeni tabelat me skedulat e aktiviteteve përgjatë kampit dy-javor: