Nxënës e gjimnazistë të dashur,
Regjistrimet në planprogramin 15-19 vjec vijojnë.
Për të gjithë nxënësit që janë në përfundim të 9-vjecares, gjimnazistët dhe të rinjt deri në moshën 19 vjec, kanë shansin e artë të trajnohen në planprogramet më bashkohore të cilat ICTSlab sjell në Shqipëri për aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit 21.
Ky planprogram ka për qëllim të njohë nxënësit me konceptet bazë të programimit, duke mësuar fillimisht të programojnë me gjuhën programuese Python, zhvillimin e aplikacioneve Mobile ne App store dhe Android, zhvillimin e faqeve web, njohja me arkitekturën e kompjuterit, platforma e zhvillimit të lojërave elektronike, e në vazhdim, të mësojnë konceptet bazë të elektronikës dhe robotikës duke i gërshtetuar ato njohuri me shfrytëzimin e pllakës Raspberry Pi. Njohuri këto të cilat përfaqësojnë vetëm disa dimensione që do shqyrtohen në detajet më të vogla me kalimin e planptogramit 15-19.
Këta nxënës do të mësojnë pafund koncepte që lidhen me programimin e kompjuterin, si dhe do të mund të cojnë në një dimension tjetër cdo njohuri që ata mund të kenë në programim, por jo vetëm. Ata do të arrijnë të kuptojnë pikat e tyre më të forta në ndonjë modul të caktuar dhe me mbështetjen e përkushtimin e stafit të ICTSlab, do të mundësohet zhvillim i mëtejshëm i këtyre pikave të forta.
Oraret e programeve mesimore: Nxënësit janë të lirë të përzgjedhin një orar: 14:00 – 15:15, 15:30 – 16:45 duke u përshtatur edhe me grupet ekzistuese. Seancat mësimore 2 herë / javë. Kohëzgjatja e seancës është 1 orë e 15 minuta.
Kushte paraprake: Nxënësi duhet të ketë njohuri bazike në anglisht. Te jetë në grupmoshën 15-19 vjec. Nxënësit nën moshën 15 vjec që dëshirojnë të vazhdojnë këtë planprogram, duhet t’i nvnshtrohen një testi paraprak.
Cmimi: 6,500 lekë në muaj (8 seanca mësimore). Ndërsa për modulin Python cmimi 8,000 lekë në muaj (8 seanca mësimore).
Adresa – Na gjeni në Rrugën Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit, në krah të Ambasadës Amerikane), ku jeni të ftuar të vizitoni ambientet tona cdo ditë të javës nga ora 12 deri në orën 19:00.
Për tu njohur më në detaje rreth moduleve përbërëse të planprogramit 15-19 vjec, ju lutem klikoni në titujt e moduleve më poshtë ose telefononi në 069 900 9000.