ICTSlab vjen me një lokacion të ri pas Tiranës – Qyteza e Fëmijëve në Korçë si një bashkëpunim mes kompanisë së mirënjohur në rajon ICTSmedia e cila njihet për zhvillimet inovative dhe projektet me karakter mbarëkombëtar, Bashkisë Korçë dhe World Vision për t’ju sjell fëmijëve të grupmoshave 7-14 vjec në Korcë, hapësirën ku imagjinata e tyre do të lejohet të jetë e pakufizuar nga dëshirat.
Fëmijët do të kenë shansin të mësojnë kodim përmes elementeve vizuale, robotikë sidhe të zhvillojnë lojëra elektronike të personalizuara në mobile, siguria dhe privatësia online përmes aktiviteteve praktike, personalizim dhe zhvillim lojërash në platformën Minecraft etj.
Stafi ICTSlab me përkushtim dhe energji do të mirëpres grupet e reja në një ambient fantastik ku fëmijet jo vetëm do të mësojnë hapat e parë të kodimit të nevojshme për sukses në epokën digjitale, por do të gjejnë mbështje në zhvillimin e shkathtësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimin e logjikës përmes lojërave argëtuese e edukative.
Nxitja e të menduarit në mënyrë kritike dhe kreative, promovimi i punës në ekip përmes projekteve në grup, eksplorimet artistike do të jenë pjesë e eksperimeve me metodologjitë më të mira në tregun ndërkombëtar, përmes ekspertizës së më të mirëve.
Oraret e programeve mesimore:
Fëmijët janë të lirë të përzgjedhin një orar duke u përshtatur edhe me grupet ekzistuese.
E Hënë – E Premte
15:30 – 16:45
17:00 – 18:15
18:30 – 19:45
Kushte paraprake: Fëmija duhet të dijë shkrim dhe lexim.
Cmimi: Cmimet i gjeni duke klikuar në secilin modul.
Adresa – Na gjeni në Qytezën e Fëmijëve Korçë, ku jeni të ftuar të vizitoni ambientet dhe programet tona cdo ditë të javës nga ora 12 deri në orën 18:00.
Për tu njohur më në detaje rreth moduleve përbërëse të planprogramit 7-14 vjec, ju lutem klikoni në titujt e moduleve më poshtë ose telefononi në 069 900 9000.