Graphic Design

Graphic Design

Ju kujtohet kur ishit femijë dhe vizatonit ?

Ne këtë kurs do të risjellim kreativitetin tuaj!

Dizajni grafik është një art kompleks. Për tu bërë një Grafik Designer, ju duhet të zotëroni shumë aftësi dhe mjete të ndryshme.

Ky kurs përfshin konceptet dhe programet që duhet të dijë çdo Grafik Designer dhe shpjegon se si ato përshtaten në një fluks pune tipik të dizajnit grafik.

Përmes design, një grafik designer ka aftësinë të përcjellë një ide ose emocion tek një audiencë. Deri në fund të kursit, do të kuptoni më të mirën e grafik design dhe çfarë do t’ju duhet të mësoni më pas për çdo karrierë të dizajnit grafik.

Cfarë është Grafik Design?

Grafik designers komunikojnë vizualisht përmes një kombinimi të tipografisë, ilustrimit, fotografisë dhe çdo metodë tjetër të komunikimit vizual.

Ata hartojnë gjëra të tilla si reklama, paketim produktesh, grafika lëvizëse, editoriale dhe një mori produktesh të tjera që kërkojnë një mesazh.

Artistët grafikë përdorin të gjitha aftësitë e tyre për të siguruar që një mesazh të përhapet në publik, pavarësisht nëse është diçka e thjeshtë si një kartëvizitë ose një faqe në internet për një biznes. Dizajni grafik kërkon një sy dallues dhe njohuri të mjeteve që bëjnë të mundur ndërtimin e projekteve të dizajnit grafik.

Për kë dhe përse?

Ky kurs është i përsosur për individët që duan të integrojnë design në jetën e tyre të përditshme dhe të fillojnë ta kthejnë atë në një profesion.

Kursi është perfekt për të pasuruar CV tuaj me një aftesi bashkëkohore si grafik design, Aftësi e cila është e domosdoshme në Menaxhin & Marketing, Arkitekture & Interior Design, Gazetari, Programim, Fashion & Mode. Për të zhvilluar aftesitë tuaja krijuese dhe zgjidhjen e problemeve në mënyre vizuale dhe Kreative. Për të prezantuar, formatuar dhe pregatitur për shtyp dhe internet dokumentat, prezantimet, projektet tuaja në mënyrë estetike.

Kosto: 30,000 Lekë me TVSH (20% discount për Studentët Bachelor)

Kohezgjatja e kursit: 28 orë mësimore

Instruktor: Gerond Taci

Designer, Trajnues me një karierë prej 20 vjetësh në Grafik Design, e nisur që në fillimet e shtypit numerik në Shqipëri  (që prej 1999). Për të vazhduar ushtrimin e profesionit të design në TOPCHANNEL prej 2006 e deri më 2018. Designer i mjaft projekteve për WEB, SHTYP dhe TV dhe ndërthurjen mes tyre. Aktualisht punon per A2 CNN si motion graphic designer.

🔖Procesi krijues

🔖Skema dhe struktura

🔖Rrjetet

🔖Tipografi

🔖Ngjyrë

🔖Transformimi i imazheve në Photoshop

🔖Vizatimi i logove në Illustrator

🔖Dizajnimi i grafikëve dhe dokumenteve në InDesign

Regjistrohu

Zgjidhni qytetin