Python Programming for Professionals

Python Programming for Professionals

Të dashur miq, në vazhdim të bashkëpunimit mes ICTSmedia dhe “Bashkëpunimi Shqiptaro – Gjerman” GIZ Albania përmes programit Proseed sjellim një mundësi tjetër fantastike për të rinjt pasionuar pas programimit, zhvillimit të faqeve Web, lojërave e deri tek machine learning, AI dhe analytics.

Qendra laboratorike ICTSlab në bashkëpunim me GIZ Albania  risjellin projektin Tech4Good, duke hapur regjistrimet për modulin Python Programming (me 20 bursa trajnimi falas) për 20 të rinj të grupmoshës 19-35 vjec.

Ky projekt është një iniciativë e ICTSlab me në fokus përgjegjshmërinë sociale dhe ju vjen në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Cilat janë kriteret avantazhuese për përfituesit e këtyre bursave?

Trajnimet do të ofrohen përmes platforms virtuale (Laboratori virtual ICTSlab) të cilat do të bazohen në një qasje të dyfishtë të kombinimit të teorisë me punën praktike dhe kanë për qëllim tu vinë në ndihmë kryesisht:

  • Studentëve të degëve IT, Software engineering, Informatikë ekonomike dhe nëndegëve derivative të tyre.
  • Njohuri mbi mesatare në gjuhën angleze.
  • Avantazh përbëjnë të rinjt e kthyer nga emigracioni nga vendet e Bashkimit Evropian, ose ata që kanë historik të mëparshëm të qëndrimit në një nga vendet evropiane për një periudhë më të gjatë se 3 mujore.
  • Fëmijët jetimë
  • Të rinjt e papunë
  • Vajzat/gratë në teknologji
  • Mosha 19 deri në 35 vjeç.

Me projektin Tech4Good, ICTSlab dhe GIZ synojnë të nxisin dhe lehtësojnë punësimin e këtyre kategorive dhe grupmoshave në fushat rreth të cilave përqendrohet trajnimi.

Python po gjen gjithmonë e më shumë përdorim në fusha të ndryshme, që nga zhvillimi i faqeve Web, lojërave e deri tek machine learning, AI dhe kërkime akademike.

Rekomandohet si gjuha e parë e programimit që duhet mësuar pasi fal lehtësisë së sintaksës, të pajisë shpejt me një grup aftësish kyç që i duhen çdo programuesi dhe që kërkohen në tregun e punës.

Në këtë kurs do të mësoni Python duke ndërtuar programe konkrete, sipas metodologjisë amerikane të mësimdhënies “Learn by building”.

ℹ️Mësimi zhvillohet në gjuhën Angleze.

Materialet e kursit: Materialet e kursit do t’ju sigurohen në klasë dhe / ose do të bëhen të disponueshme përmes emailit.

Afati per aplikim: Aplikimi do të mund të bëhet brenda datës 9 Prill 2020.

Kriteret e përzgjedhjes: Kandidatët fitues të 20 bursave të trajnimit do të përzgjidhen duke u bazuar në kriteret e specifikuara më sipër.

Kosto: (Free of charge)

Kohezgjatja e kursit: 24-28 orë mësimore. Mësimi zhvillohet online, gjatë ditëve të përshtatshme të gjithë grupit.

Instructor: Johnny Siman

  • Funksionet In-built
  • Variablat
  • Operatorët / Common math operators
  • Vargëzimi i të dhënave / String concatenation.
  • Konvertimi i strings në integers dhe integers në strings
  • Evaluating statements

  • Lists, Tuples, Dictionaries: syntax, differences, similarities
  • Indices, Keys and Values: Accessing data structures
  • Commonly used list methods
  • 2D and 3D arrays

  • For Loop, differences with traditional For loop.
  • While Loop
  • Continue, break, pass
  • If, elif, else

  • Krijimi dhe përdorimi i funksioneve
  • Parametrat dhe argumentet
  • Scope

  • Terminologjia e Programimit Object oriented
  • Mësimi, Krijimi dhe përdorimi I Objekteve dhe Klasave

ℹ️Mësimi zhvillohet në gjuhën Angleze.

Regjistrohu

Ju njoftojmë se afati per regjistrim dhe përfitim te bursave ka përfunduar me 9 Prill 2020. Nese jeni te interesuar per te ndjekur kete kursin duke perfituar nga ofertat ekzistuese ju mund te na shkruani ne [email protected]