Blog
ICTSmedia ka hapur pozicione vakante pune si Instruktor në STEM për fëmijë dhe adoleshentë, dhe asistent instruktor për fëmijë dhe adoleshentë, në qendren laboratorike të Inovacionit në Tiranë ICTSlab.
Për të gjithë të interesuarit ICTSmedia ofron 4 pozicione pune në profilin Senior Trainer, 4 pozicione pune në profilin Instruktor. Vendi i punës ofrohet në Qendrën Laboratorike ICTSlab në Tiranë.
Senior Trainer/ Trainer
Për të gjithë të interesuarit në këto profilet rekomandohet që të ketë eksperiencën dhe njohuritë themelore si mëposhtë:
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor veçanërisht në Elektronikë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike, TIK apo drejtime të tjera ekuivalente.
- Përvojë në zhvillim front-end ose ekuivalente.
- Njohuri në STEM do të përbëjnë avantazh (si: Scratch, MineCraft, Stencyl, Lego MindStorm, Web development, Raspberry Pi, Arduino, Electronikë, ose programe alternative të një lloji të ngjashëm).
- Njohuri në HTML, CSS dhe JavaScript, Python apo gjuhë të tjera do të përbënin avantazh shtesë.
- E/I gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar kurrikula të reja mësimore.
- Aftësi të mira komunikimi dhe person që e pëlqen punën me fëmijë dhe adoleshentë.
- Aftësi të mira në punën në grup.
Eksperienca dhe njohuri që përbëjnë avantazh:
- Eksperiencë e mëparshme si mësues, trajnues ose përvoja të tjera pune me të rinjtë në fushën e ICT.
- Të ketë përfunduar studimet Master veçanërisht në Elektronikë apo Shkenca Kompjuterike, Informatikë ekonomike, TIK apo drejtime të tjera ekuivalente.
Krahas profileve të lartpërmendura ICTSmedia ofron 3 pozicione pune në profile të ndryshme si Youth Project Officier, Uplift Accelerator Manager.
ICTSlab është qendër e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin profesional e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, shoqates ALBICT, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.
Të interesuarit për këtë mundësi pune ju lutemi të na kontaktoni duke dërguar CV-në në adresën [email protected], si dhe duke specifikuar në subjekt Titullin e Pozicionit që po aplikoni. Afati i fundit për aplikim është data 30 Korrik 2022.