Kids in Cybersecurity është një program shumëdimensional i zhvilluar nga Google, me qëllim pajisjen e fëmijve të moshës 7-14 vjec me aftësitë e nevojshme për të qenë të sigurt dhe të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit. Ky program mbështetet në një kurrikul ndërkombëtare, e ndërtuar sipas standarteve ISTE (International Society for Technology in Education) dhe AASL (American Association of School Librarians), e cila nëpërmjet aktiviteteve praktike që do të zhvillohen në grup apo individualisht gjatë orëve mësimore, përcjell tek nxënësit informacione të detajuara rreth rreziqeve me të cilat ata mund të pëballen online dhe se si mund të mbrohen prej tyre. Duke besuar se Learning by Having Fun mbetet një nga metodat më të mira të mësimdhënies për këtë grupmoshë, nxënësit do të kenë mundësi të argëtohen nëpërmjet një loje, e cila do të jetë përforcuese e koncepteve të marra, pasi ata do duhet të ndihmojnë personazhin kryesor të eksplorojë i sigurt në botën virtuale, Interland.
Ne besojmë se ky program shënjon një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë për tu siguruar se nxënësit tanë dinë të mësojnë, eksplorojnë dhe argëtohen në një botë online të sigurt, jo vetëm brenda mureve të ICTSlab. Qëllimi ynë është që në përfundim të këtij programi nxënësit:
Të vlerësojnë në mënyrë kritike faqet web, email-et dhe informacione të tjera online.
Të mbrojnë veten ndaj rreziqeve online, si bullying dhe scams.
Të shpërndajnë me zgjuarsi informacionet e tyre: cfarë, ku, si dhe me kë?
Të jenë të sjellshëm dhe të respektojnë të tjerët online duke respektuar privatësinë e tyre.
Të kërkojnë ndihmë nga prindrit apo të rritur të besueshëm sa herë gjenden para situata të dyshimta online.
100.00€80.00€