ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin jo formal e cila ka në target përgatitijen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjecare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.
Kjo qendër është e mbështetur nga një sërë organizatash ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, kompani aktive në fushën e ICT-së, Telekomunikacionit, sektorit bankar dhe Institucioneve akademike, bart në vete një eksperiencë 10 vjecare suksesi dhe vjen si vazhdimësi e strategjisë afatgjatë e shtepisë botuese ICTSmedia dhe grupit Albvision me misionin e ndryshimit pozitiv të imazhit shqiptar kudo në botë, përmes promovimit të sistemeve më të avancuara të edukimit, ngritjes së vëmendjes dhe rëndësisë ndaj Teknologjisë në përmirësimin e jetës. Permes qendres ICTSlab, shtepia botuese ICTSmedia mbetet brenda vizionit te evenimentit mbarekombetare Albanian ICT Awards i cila ka per qellim aftësimit të rinjëve me njohuritë dhe përvojat më të mira ndërkombëtare, identifikimit të rasteve të suksesit dhe bërjen e tyre publike duke krijuar kështu shembuj modelesh për tu ndjekur nga të rinjtë dhe një ekosistem vlerash për të përgatitur Shqipërinë për ekonominë e së nesërmes.
Jetët tona janë aq të ndikuara nga teknologjia sot sa që është e thelbësore që fëmijët të jenë shkencërisht dhe teknologjikisht të edukuar dhe informuar me peizashin dixhital paralelisht me njohuritë bazë si shkrim leximi, matematika dhe lëndët e tjera të rëndësishme mësimore.
ICTSlab ka tre laboratorë kompjuterikë me më shumë se 30 kompjutera, sallë eventesh dhe prezantimesh te cilat ICTSmedia do ti shfrytezoje per workshops, hackathons, round-tables etj, si dhe një hapësirë co-working space për ekipe apo individë të talentuar në fushën e sipërmarrjes të cilët do të gjejnë dyert e hapura në këtë qendër multifunksionale. ICTSlab ndjek program te
kombinuar te mësimdhenies, trajnimit profesional dhe certifikimeve në Teknologjinë e Informacionit për t'i mbajtur fëmijët dhe të rinjtë tanë një hap përpara me të rejat e trendet globale në ICT.
Edukimi dhe formimi profesional në Shkencë Teknologji Inxhinieri dhe Matematikë (STEM);