Tech4Good

ICTSlab me financimin e GIZ plotëson ëndrrën për 100 të rinj në Tiranë e Korçë: trajnim falas në teknologji bashkë me punën

Qendra laboratorike ICTSlab në bashkëpunim me GIZ sjellin në Tiranë një projekt i cili ka për qëllim trajnimin e 100 të rinjve dhe nxitjen e punësimit në fusha të ndryshme si: zhvillim aplikacionesh iOS dhe Android, programim Python, menaxhim të rrjeteve sociale dhe dizajn grafik.

Projekti i quajtur Tech4Good është një iniciativë e fundit e ICTSlab me në fokus përgjegjshmërinë sociale dhe ju vjen në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Me mbështetjen e GIZ, kjo nismë do të mbetet dhe pasurohet më tej në të ardhmen falë partneritetit të gjerë të ICTSmedia.

Trajnimet të cilat do të bazohen në një qasje të dyfishtë e cila kombinon teorinë me punën praktike kanë për qëllim tu vinë në ndihmë kryesisht studentëve me asistencë ekonomike, fëmijëve jetimë, të rinjve të papunë, të rinjve të kthyer nga emigracioni në vendet e Bashkimit Evropian si dhe femrave në teknologji të moshave 19 deri në 35 vjeç.

Veçanërisht në fokus do të jenë femrat. Edhe pse niveli i papunësisë është thuajse i barbartë mes meshkujve dhe femrave, në grupmosha të ndryshme është në nivel më të lartë tek femrat.

Me projektin Tech4Good, ICTSlab dhe GIZ synojnë të nxisin dhe lehtësojnë punësimin e këtyre kategorive dhe grupmoshave në fushat rreth të cilave përqendrohet trajnimi.

ICTSlab  ka nderin t’ju njoftojë se afati për aplikime për kurset  Tech4Good  ka përfunduar më 1 Tetor 2019 në orën 15:00.

Në rast se keni nevojë për sqarime apo informacione shtesë, ju lutëm na kontaktoni permës [email protected]