Termat dhe Kushtet e Perdorimit

                 Bursat e kodimit mundësuar nga Vodafone në Partneritet me ICTS Lab

Termat dhe Kushtet e Perdorimit

Shënim me rëndësi: Ju lutemi lexoni me kujdes termat dhe kushtet përpara se të angazhoheni në përmbushje të tyre duke u bërë pjesë e programit “Future Gen”.

Kjo është një dakordësim mes palësh, juve dhe ICTSlab, për angazhimin në fushën e kodimit për të gjithë shtetasit Shqiptarë të moshës 10-15 vjeç në kuadër të programit “Future Gen” zbatuar nga ICTSlab.

Ky dokument me kushtet e privatësisë, së bashku me çdo formë regjistrimi në kampionat, përfaqësojnë të gjithë marrëveshjen e Pjesëmarrësit me Organizatorët.

Duke pranuar që të bëheni pjesë e këtij programit, ju automatikisht keni pranuar termat dhe kushtet e shërbimit si vijon.

  1. Aplikimi

1.1. Këto terma dhe kushte aplikohen për të gjithë përfituesit e bursës në fushën e kodimit “Future Gen” të grupmoshës 10-15 vjeç.

  1. Interpretimi

2.1. Në këto terma dhe kushte, me përjashtim të një nënkuptimi tjetër, emërtimet e përdorura si vijon kanë këtë kuptim:
Marrëveshje: Janë këto terma dhe kushte të pranuara dhe nënshkruara mes palëve.
Organizatorët: palët e përfshira për implementimin dhe zbatimin e programit.
Përfitues: një individ që ka pranuar të bëhet pjesë e programit.
Të dhënat personale: të dhënat e ofruara nga pjesëmarrësit me dijeni e tyre të plotë dhe qëllim që lehtësojë proceset.
Bursë: një shpërblim që vihet në funksion dhe shërbim të përfituesit.
Kurs: një periudhë trajnimi përshkruar në kontratën e nënshkruar mes palëve.
Kampionat: një garë individuale mes fëmijëve përcaktuar nga organizatorët.
Kajabi: platformë virtuale online.

  1. Termat dhe Kushtet e Përgjithshme

3.1. Future Gen është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit që janë 10-15 vjeç dhe arrijnë të fitojnë bursën.
3.2. Qëllimi i Future Gen është tu krijojë mundësi dhe ofrojë bursa në fushën e kodimit për të gjithë shtetasit shqiptarë nga mosha 10-15 vjeç nga të gjitha qytetet.
3.3. Vodafone Albania do të mbështesë 60 të rinj të grupmoshës 10 – 15 vjeç duke ju mundësuar bursa 1 vjeçare në institutin ICTS lab Tirana FALAS.
3.4. Pjesëmarrësit aplikojnë individualisht për të përfituar kursin, forma mund të plotësohet nga to ose prindërit e tyre.
3.5. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin videot si dhe të jenë pjesë e sesioneve live.
3.6. Pjesëmarrësve u kërkohet të kenë kompjuterin/laptopin e tyre gjatë ndjekjes së videove si dhe gjatë seancave live sepse pa to nuk mund ta ndjekin dot.
3.7. Duke përfituar bursën të gjithë pjesëmarrësit bien dakord për të qenë në fotot ose videot nga kampionati në mediat sociale të organizatorëve.
3.8. Pjesëmarrësit testohen për njohuritë e marra gjatë kursit.
3.9. Kohëzgjatja e bursës për secilin fëmijë do të jetë 1 vit.

  1. Obligimet e përfituesit

4.1. Regjistrimi është falas dhe forma mund të plotësohet nga to ose prindërit e tyre, sugjerojmë që fëmijëve nën 12 vjeç t’ia plotësojnë prindërit e tyre.
4.2. Pjesëmarrësit që dëshirojnë të regjistrohen në këtë kampionat duhet të plotësojnë Formularin e Regjistrimit në internet, ku ju kërkohet emri, mosha, emaili, të dhëna për prindërit si emaili apo numri i telefonit si dhe plotësimi i disa pyetjeve, vetëm me qëllim për të përzgjedhur fituesit e bursës.
4.3. Pjesëmarrësit garantojnë që informacioni i dhënë është i vërtetë dhe i saktë, dhe mbajnë përgjegjësi për çdo lloj falsifikimi dhe /ose pasaktësie.
4.4. Aplikantët në formën e aplikimit kanë disa pyetje me qëllim testim të përgjithshëm të njohurive të tyre, nëpërmjet të cilit përcaktohet nëse do të fitojnë bursën.
4.5. Pjesëmarrësi kupton dhe bie dakord që Organizatorët do të përpunojnë informacionet e tij /saj personale në lidhje me këtë gjë.

  1. Përfitimet e Përfituesit

5.1. Vodafone Albania do të mbështesë 60 të rinj të grupmoshës 10 – 15 vjeç duke ju mundësuar bursa 1 vjeçare në institutin ICTS lab Tirana FALAS.
5.2. Programi përmban 12 muaj klasa kodimi prej 60 minutash 2 herë në javë përgjatë një viti të plotë
5.3. Regjistrime video dhe slide që shkarkohen për çdo klasë mbështetur një një kurrikulë gjithëpërfshirë dhe të mirëstrukturuar, konsultim të drejtpërdrejtë me mësuesit gjatë orëve të punës, komunikim direkt me to, një staf mësuesish shumë të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjerë, raporte të ecurisë mujore dhe certifikime individuale është ajo çfarë kjo klasë siguron për fëmijët tanë.
5.3. Miqësorë dhe intuitiv, modulet e klasës online janë ndërtuar të atillë që fëmijë nga e gjithë Shqipëria t’iu jepet mundësia për t’u integruar menjëherë, pa pasur nevojë për një klasë hyrëse e as njohuri të kaluara në kodim.
5.4. Klasat tona të kodimit janë ndërtuar në atë mënyrë që tu sigurojnë fëmijëve akses në njohuri dhe aftësi themelore të programimit, duke ushqyer tek ata besueshmëri në një botë dixhitale.
5.5. Ofrimi i moduleve Scratch; 3D&Codeblocks; MIT App inventar; Cyber4Kids; Thunkable; Web1; Web 2; C ++

  1. Anulimi

6.1 ICTSlab dhe Vodafone ruajnë të drejtën e anulimit të bursës së kodimit në rast të mospërmbushjes së obligimeve nga pjesëmarrësit.
6.2. Këto terma nuk mund të modifikohen ose ndryshohen përveçse me marrëveshje me shkrim të Organizatorëve.
6.3. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ose pretendimi që lind ose lidhet me këto Terma dhe Kushte, palët do të konsultohen dhe negociojnë me njëra-tjetrën dhe, duke njohur interesat e tyre reciproke, do të përpiqen të arrijnë një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.
6.4. Asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse ndaj tjetrës për ndonjë vonesë ose mospërmbushje të ndonjë detyrimi sipas këtyre Termave dhe Kushteve nëse vonesa ose dështimi është për shkak të ngjarjeve të paparashikuara.

  1. Përdorimi i Informacionit Tuaj

Informacioni që mbledhim na lejon të:

7.1. Ofrojmë Shërbimin;
7.2. Përgjigjemi nevojave tuaja;
7.3. Mbajmë të informuar;
7.4. Vlerësuar dhe përmirësuar përvojën tonë;
7.5. Zhvillojmë, ofrojmë dhe përmirësojmë shërbimet;
7.6. Për qëllime të brendshme si auditimi, analiza e të dhënave dhe kërkimi;

  1. Përgjithshme

8.1. Përparësi do të kenë të gjithë fëmijët të cilët: Nuk kanë mundësi/qasje për të qenë pjesë e një laboratori teknologjik si ICTSlab në varësi të vendndodhjes gjeografike; Japin përgjigje më të qarta në pyetjet në vijim në lidhje me njohuritë e tyre.