Young Talents Club – Klubi i Talenteve Junior

Qendra ICTSlab ofron kushte optimale per edukimin ne menyre zbavitese te femijeve si dhe nje ambient te sigurt, komod dhe te qete. Cdo femije i regjistruar ne qendren tone do te kete dosjen e tij personale te monitorimit te performances e cila do ti vihet prinderve ne dispozicion cdo muaj apo ne cdo moment te nevojshem. Femijet do te pajiset me nje byrzylyk dore RF-ID per te evidentuar pjesemarrjen dhe vijueshmerine e aktiviteteve, te gjitha keto te dhena gjithashtu do te kene akses te pakufizuar per prinderit.

Klubi i talenteve te vegjel eshte konceptuar te jete nje grupim te vegjlish dhe te rinjsh te cilet do te konsiderohen si anetar me te drejta te plote vetem pas kalimit me sukses te planprogramit 1.5 vjecar te parashikuar ne kurrikulat e grup-moshave 8-14 dhe 15-19 vjec. Cdo femije apo adoleshent qe arrin te tejkaloje me sukses dhe arritje te plota kete planprogram, do te anetaresohet ne menyre te perhershme ne klubin e inovatoreve junior te cilet me pas do te kene mundesine e ekspozimit ne pjesemarrjen e garave kombetare, rajonale dhe atyre nderkombetare duke perfaqesuar jo vetem qendren ICTSlab por edhe Shqiperine.

ICTSlab permes Klubit te Talenteve te rinj do te organizoje per here te pare National Summer camp, ne bashkepunim me qendra te tjera edukative nga shtetet fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kampi kombetar veror do te kete per qellim jo vetem edukimin e brezave te rinj, por edhe shkembimin e pervojave dhe projekteve mes njeri tjetrit, socializimin e tyre, duke ofruar mundesi komplementare per realizimin e projekteve te ardhshme ne kuader te shkollave innovative qe ata ndjekin.

Planprogramet jane konceptuar për të përgatitur femijet dhe të rinjtë për sfidat e shekullit të 21 dhe për t’i bërë ato inovative të gatshme duke ofruar mjedis energjetik të mbushur me argëtim për fëmijët ku teknologjia, aftësia fizike dhe edukimi i sipërmarrjes ndërlidhen me njera tjetren.